Transmetuar më 15-04-2018, 11:36

Tashmë është bërë "normale" përdorimi i dhunës në derbin e zjarrtë mes Cervena Zvdezdës dhe Partizanit të Beogradit.

Mbrëmjen e djeshme takimi përfundoi 2-1 në favor të Cervena Zvezdës, por pavarësisht fitores të ekipit vendas, tifozët në shkallët e stadiumit e shndërruan këtë në një arenë lufte.

Ultrasit serbë, çanë rrethimin e tribunave ku ishin pozicionuar duke u përleshur me njëri-tjetrin.

Nuk mungoi edhe tensioni në fushën e lojës. U akorduan 10 kartonë të verdhë dhe 2 të kuq.

Skena të tilla në derbin e Beogradit, që është cilësuar nga më problematikët në futboll janë të shpeshta, por edhe pse shpesh ka pasur vendime ekstreme sërish nuk kanë të ndalur.

Kujtojmë që për skena të tilla në Greqi shpesh herë kampionati është pezulluar./m.sh/noa.al/