Transmetuar më 15-04-2018, 11:22

Një person ka mbetur i plagosur me thikë, si pasojë e një sherri të ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së shtunës, në Berat.

Ornel Toska, 29 vjeç dhe Engjëll Lamaj, 20 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirim”, Berat, kanë plagosur një person tjetër.

Ata akuzohen se në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, pas një sherri të momentit kanë gofitur me thikë 39-vjeçarin M.M., banues në lagjen ‘Dëshmorët e Kombit’, Berat.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Beratit, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq Toska dhe Lamaj u vunë në prangat e policisë nën akuzën e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”. /a.y/noa.al