Transmetuar më 15-04-2018, 11:18

Gjykata e Tiranës ka marrë sot vendimin pas arrestimit të reperit të njohur, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi.

Pas seancës u mor vendimi që Stresi të gjykohet në gjendje të lirë, duke vendosur masën "detyrim me paraqitje".

Pranohet kështu kërkesa e Prokurorisë për ta hetuar reperin në gjendje të lirë.

Ai u arrestua pak ditë më parë në një nga lokalet në Tiranë duke konsumuar kokainë. 

Gjatë dëshmisë së tij Sresi ka pranuar se ka qenë duke konsumuar kokainë, por duke thënë se lënda narkotike nuk ishte e tija.

Dy vite më parë, pasi u arratis nga Komisariati numër 3 në kryeqytet, Stresi u arratis nga dhoma ku mbahej i izoluar./m.sh/noa.al/