Transmetuar më 15-04-2018, 11:11

Britania e Madhe po “çmendet” pas Meghan Markle, e cila në 19 maj do të bëhet bashkëshortja e princit William.

Por bëhet me dije se aktorja e njohur amerikane nga viti 2014 deri në 2016, ka pasur një lidhje me një kuzhinier, para se të njihej me princin anglez.

Bëhet fjalë për kanadezin Cory Vitiello, me origjinë italiane, i cili duket se nuk ka kujtime të mira nga Meghan.

Cory dhe Meghan, u ndanë pas një periudhe krize dhe gjithçka nisi për një pjatë makarona, shkruan noa.al.

Bëhet fjalë për një pjatë të ideuar nga Cory për një natë gala, me në përbërje kungullin, e cila nuk u pëlqye nga Meghan.

“Nuk e duronin më njeri tjetrin prej kohësh. Ai i vinte në pah se suksesi e kishte ndryshuar dhe se në sytë e tij nuk ishte më e njëjta”, shkruan ‘Mirror’. /a.y/noa.al