Transmetuar më 15-04-2018, 10:44

Pas dy garave të para në krye, në të tretën bie "hegjemonia" e Ferrarit në Formula 1.

Në çmimin e madh të Kinës Daniel Ricciardo i Red Bull u shpall fitues duke lënë pas Bottas dhe Raikkonen.

 Kampioni i Botës në fuqi Luis Hamilton e mbylli garën në vendin e pestë, ndërsa zhgënjeu piloti i Ferrarit Vettel i cili përfundoi në vendin e tetë.

Për tu kujdesur për shokun e skuadrës që të përfundonte i pari u kujdes, Max Verstapen i cili i goditi me radhë, nga Hamilton dhe Vetel.

Nga përplasja përfitoi Raikkonen, ndërsa Vettel kapi vendin e shtatë, pas penalitetit me 10 sekonda për Verstappen në fund të garës.

Ricciardo fitoi Çmimin e Madh të Kinës duke lënë pas Bottas e Raikkonen. Hamilton e mbylli në vendin e pestë, ndërsa Vettel në vendin e 8, i parakaluar edhe nga Alonso.

Pas tre garave Vetel mban vendin e parë në klasifikimin për pilotë me 54 pikë i ndjekur nga Luis Hamilton./m.sh/noa.al/