Transmetuar më 15-04-2018, 10:29

Një krevat druri, me dyshekë sipër, pa dritare për të lejuar dritën, por vetëm një e çarë e vogël me hekura.

Bëhet fjalë për një burg të pazakontë, ku për ta vizituar nuk duhet thyer ligji, mjafton të paguani. Bëhet fjalë për hotelin ‘Penny Rose’, në Kent të Britanisë së Madhe, i cili i ka krijuar dhomat tamam si të ishin qeli.

Një natë kushton 75 sterlina, ose rreth 86 euro. Në dhomë nuk ka banjo dhe dushet janë të vendosura në oborr.

Por të ‘Penny Rope’, ka edhe komeoditete, si shtresa pambuku, Wifi falas, çaj dhe kafe në dhomë, si dhe hoteli ndodhet vetë, 3 minuta larg plazhit të Margate.

Po, sepse “të burgosurit”, orët e tyre në “liri”, mund ti kalojnë si të duan.

Pronarja 55-vjeçare Polly High, e bleu godinën në vitin 2010 me synim për ta rikonstruktuar, por ishte i shoqi ai që i dha idenë që hoteli të dukej si burg, shkruan noa.al.

“Ndërthurëm bashkë idetë krijuese dhe e ndërtuam bashkë. Donim të ishim unik në llojin tonë, por pa i privuar klientët nga komoditeti”, tha Polly për Daily Mail. /a.y/noa.al