Transmetuar më 15-04-2018, 10:11
Publicitet

Një person i akuzuar një sërë vjedhjesh të ndodhura në Sarandë, është arrestuar këtë të shtunë, në kuadër të operacionit të koduar “Speed”.

I arrestuari është Dhimitri Terolli, 24 vjeç, banues në lagjen Nr.3, Sarandë.

Ai u prangos, pasi ditën e djeshme në lagjen Nr.1, ka vjedhur banesën e shtetasit A.H., ku ka marrë disa sende të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu dyshohet se ai është autor i së paku pesë vjedhjeve të tjera, ndërsa rezulton edhe me precedentë penalë të mëparshëm, po në fushën e vjedhjeve.

Ndaj tij materialet iu referuan Prokurorisë së Sarandës për veprën penale “Vjedhja”.

Rastet për të cilat akuzohet”

-Më 12 mars, në lagjen Nr.1, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit O.D..

-Më 24 mars, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetases S.V..

-Më 29 mars, në lagjen Nr.3, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit A.B..

-Më 3 prill, në lagjen Nr.1, ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit A.V..

-Më 5 prill, në lagjen Nr.1, ka vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.Gj. /a.y/noa.al