Transmetuar më 15-04-2018, 09:40
Publicitet

Episodet e dhunës duhket se nuk do kenë të ndalur në futbollin shqiptar.

Klubi i Burrelit në një reagim për gazetën "Panorama Sport", akuzon: “Trajneri Bubeqi së bashku me zëvendësin hynë në fushë dhe sulmuan gjyqtarin anësor.

"Ndërsa në fund të takimit kur po hynim në dhomat e zhveshjes, është goditur lojtari ynë Anteo Osmanllari. Gjithashtu, janë lëshuar lumë ofendimesh dhe sharjesh.

Turp që ndodhin gjëra të tilla. Jemi provokuar me ofendime gjatë gjithë takimit, por kemi ruajtur qetësinë. Ndërsa vendësit ishin shumë agresivë gjatë gjithë kohës”, thuhet në reagimin e klubit të Burrelit.

Kujtojmë që Osmanllari është pjesë e Skënderbeut dhe luan si i huazuar te skuadra matiane, së bashku me Ivanin që dje realizoi golin e barazimit./m.sh/noa.al/