Transmetuar më 15-04-2018, 07:55

Kur flitet për Samir Manen, duke qenë njeriu më i pasur në Shqipëri vëmendja kryesore është tek pasuria e tij, kompanitë, investimet, milionat, çdo gjë që ka të bëjë me bizneset dhe paratë.

Ndërsa për jetën private deri më sot biznesmeni ka dashur të mos prononcohet nëpër intervista.

I ftuar sot këtë të shtunë në “Xing me Ermalin”, Mane për herë të parë ka folur për bashkëshorten e tij, Eva me të cilën ka 4 fëmijë, Martini, Andi, Marko dhe Amber.

I pyetur nga Ermali nëse e ka të vështirë t’i bëjë dhurata bashkëshortes duke qenë se ajo ka gjithçka, Mane tregoi se dhuratat më të bukura ja ka bërë kur ajo ka sjellë në jetë fëmijët.

“Në fakt dhuratat më të bukura ja kam bërë kur ka sjellë në jetë fëmijët. Është e vështirë t’i bësh dhurata Evës, por mundohem të gjej gjëra që i pëlqejnë”, u shpreh Samir Mane.