Transmetuar më 14-04-2018, 20:46

Falë vajzës së saj e cila u bë aktore ende pa mbushur një vjeç, nëna e Arven Beren, u bë e njohur për publikun turk.

Arven luajti njërin prej roleve kyç të serialit që kapërceu kufinjtë turk, ‘Kara sevda’.

Ky rol i siguroi asaj edhe një vend në mediat rozë.

E krahas Arven publikohen edhe foto të nënës së saj, e cila gjithmonë qëndroi prapa kamerave, teksa e vogla e saj po ‘aktronte’.

Historia e serialit.

Kemali (Burak Ozçivit) është një nga tre fëmijët e një familjeje të shtresës së mesme që jeton një lagje të Turqisë. Ai kurrsesi nuk beson se mrekullitë ekzistojnë sepse jeta për të ka qënë tejet e vështirë. Por bota e tij përmbyset kur Nihani (Neslihan Atagül Doğulu) bëhet pjesë e jetës së tij. Nihani është një vajzë që vjen nga pjesa e pasur e lagjes, një vajzë që nuk jeton realitetin. Ky serial na mëson sesi dashuria mund të na hapë një plagë të madhe dhe nëse kjo plagë nuk shërohet, atëherë mund të shndërrohet në një dashuri të pafund./a.k/noa.al/