Transmetuar më 14-04-2018, 19:16

Nga Mentor Kikia

Unë jam një mbështetës i fortë i rrotacioneve në politikë.

Jam kundër atyre që kapen me thonj pas karrigeve e posteve, që myken e majmen për dekada në poste politike dhe publike.

Ndaj ripërtëritja e partive politike është një “ligj natyror” që duhet respektuar.

Por çfarë po ndodh?

Të rinjtë e angazhuar, katapultuar e pompuar në fuksione të larta administrative e politike, si në PS ashtu dhe në PD, kanë dëshmuar se janë më shpresëvrasës se etërit e tyre politike.

Në qeverisje ata treguarn se janë më të etur për të zhvatur, e më agresivë në korrupsion.

Në opozitë, ata që po promovohen fuqishëm, nuk po spikasin për nismat e tyre ligjore, apo arsyetimin e fortë në debatin politik me mazhorancën.

Jo, ata po spikasin si më të zjarrtët në incidentet që opozita i përdor si armë të luftës së saj politike në parlament.

Kur e dëgjova një syresh prej tyre dje të krekosej nëpër studio televizive, duke thënë se i hodha 4 kokarra vezë Ramës, u binda për të njëmijëtën herë se ky vend nuk bëhet.

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al