Transmetuar më 14-04-2018, 19:04
Publicitet

Pastrimi i veshëve është mjaft i rëndësishëm jo vetëm për higjienën tonë, por edhe për shëndetin. Mjekët këshillojnë pastrimin e shpeshtë të dyllit, në mënyrë që të shmangni rrezikun e infeksioneve.

Por për të kuptuar më mirë se çfarë ndodh nëse nuk pastroni veshët, Daily Mail ka shpërndarë një video të një pacienti të cilit i ishte bllokuar thuajse totalisht dëgjimi.

Videoja ëshë filmuar gjatë ndërhyrjes së mjekut Neel Raithatha në Klinikën e Dëgjimit në Leicester të Britanisë. Duket që dylli kishtë vënë disa shtresa dhe sipas mjekut ai kishte edhe me vite aty. Aq sa pacienti kishte filluar të kishte infeksion që i shkaktonte dhimbje përveç humbjes së dëgjimit.

Dylli kishte zënë vend në muret e veshit dhe infeksioni po përparonte. Por, fatmirësisht ai shkoi te mjeku dhe videoja është vërtetë shokuese se çfarë ka ndodhur në veshin e tij. Ndaj duhet të bëni kujdes. Për më tepër, hidhini një sy videos./a.m./noa.al/