Transmetuar më 14-04-2018, 15:48

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas sulmeve me raketa në Siri nga ana e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës.

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Ministria e Mbrojtjes shpreh mbështetjen për sulmin, duke e cilësuar të papranueshëm përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Bashar Al Assad.

“Shqipëria, si një vend anëtar i NATO-s, i vlerëson si të papranueshme përdorimin e armëve kimike, të cilat kanë marrë jetë njerëzish të pafajshëm. Këto veprime bien në kundërshtim të plotë me të gjitha konventat ndërkombëtare.

Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë konsideron se, përdorimi i armëve kimike rrezikon sigurinë dhe paqen ndërkombëtare. Ndaj dhe veprimi i SHBA dhe dy prej vendeve anëtare të NATO-s është përgjigjia e duhur në emër të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të njeriut”, thuhet në njoftimin e ministrisë./a.m./noa.al/