Transmetuar më 14-04-2018, 15:14
Publicitet

Ky është horoskopi për ditën e diel, 15 prill 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Supozimi juaj do t'ju bëjë të flisni më shumë se sa duhet dhe i dashuri/a juaj nuk mund t’ju duroj. Çiftet e qëndrueshme do të vazhdojnë marrëdhënien pa probleme. Nëse jeni vetëm, mund të llogarisni takime intriguese. Sot do të keni një shans të mirë në punë për të lidhur një marrëveshje, falë Mërkurit në shenjën tuaj. Kini parasysh promovime të reja.

Demi

Ditë ideale për të bërë projekte me partnerin/en. Kush ka përjetuar situata dashurie që kanë përfunduar mund të shpresojnë për një rikuperim dhe do të kenë një nxitje të madhe falë Venusit në shenjë. Për beqarët të cilët janë në kërkim të shpirtit binjak parashikohen takime të këndshme në horizont! Mundohuni të përmbyllni disa angazhime që ende nuk janë përfunduar. Lajme të mira për investime të reja!

Binjakët

Ju do të gjeni energjinë në funksion të momenteve të mira që do të jetoni. Sot Venusi do të jetë i favorshëm për shenjën tuaj dhe rilindja e një dashurie nuk është më aq larg! Nëse jeni vetëm dhe dëshironi një takim pasionant, përfitoni nga njohjet e reja që do të bëni gjatë kësaj periudhe. Kohë e mirë për të kontaktuar, pa përpjekje, njerëzit e duhur për punën.

Gaforrja

Dita është mjaft pozitive për dashurinë. Por do të ketë diskutime në familje dhe disa shpenzime të tepërta për shtëpinë. Është një periudhë e rilindjes së madhe për zemrat e vetmuara dhe planetët do të sjellin shumë surpriza dhe dashuri të reja. Bashkëpunime të frytshme, ju do të pranoni angazhime të vështira që do t'ju sjellin një rezultat të shkëlqyer.

Luani

Nëse keni kujdes për partnerin/en tuaj mos e prishni gjithçka tani! Ditë interesante për historitë e reja të dashurisë dhe një periudhë verifikimi për ndjenjat që tashmë kanë filluar. Beqarët do të duhet të monitorojnë skenat e nervozizmit ose xhelozisë. Mërkuri në opozitë do t'ju vërë pengesa në komunikimin me kolegët. Jini të durueshëm dhe të kujdesshëm në atë që thoni.

Virgjëresha

Venusi është në shenjën tuaj dhe me personin e duhur ju mund të bëni plane të mëdha për të ardhmen. Keni energji për të gjetur zgjidhje edhe në marrëdhëniet më të vështira. Beqarët do të jenë në gjendje të përfitojnë nga kjo ditë për të ecur përpara me njerëzit që u interesojnë. Disa prej jush janë duke punuar në projekte të reja dhe iniciativa ka shumë! Shmangni shpenzimet e tepërta.

Peshorja

Ju keni disa ankthe, por ende mund të merrni një hap të rëndësishëm për të rigjetur qetësinë. Hapni veten në dialog me të dashurit tuaj. Nëse jeni vetëm dhe kërkoni dashurinë, distanco veten nga ata që të nxitojnë dhe ju ofrojnë një flirt ose një aventurë. Sot ju mund të merrni lajme që do t’i bëjnë mirë ambicies tuaj. Qëllimet janë të afta.

Akrepi

Ju jeni në një situatë të rishikimit të marrëdhënies tuaj dhe tani ju takon të vendosni se çfarë të bëni. Nëse çiftet janë të konsoliduara tashmë, marrëdhënia do të forcohet edhe më shumë! Sot beqarët mund të testohen nga një person. Kohë e mirë për të rivlerësuar mënyrën tuaj të punës: do të dëshironit të bënit diçka tjetër, por do ndjeni një ndjenjë të fortë përgjegjësie.

Shigjetari

Një ditë me emocione të veçanta, mund të merrni një propozim të mirë, por nëse ka një natyrë pune mund të ballafaqohet me disa nevoja familjare. Ju do të keni për të gjetur një kompromis mes dashurisë dhe punës. Beqarët do të kenë interes të fortë për njohje të reja. Kini kujdes nga marrëdhëniet me kolegët dhe mbani një sy hapur për disa çështje të pazgjidhura ligjore apo financiare.

Bricjapi

Marrëdhëniet e lindura kohët e fundit do të bëhen diçka më shumë. Për çiftet sfera sentimentale është shumë më e mirë, harroni stuhitë e kaluara që ju kanë bërë të vuani! Interesa të reja në horizont për zemrat e vetmuara, nëse keni humbur një person, bëni diçka për ta rikthyer atë. Biznesi do të jetë favorit, ardhje të reja për ata që presin autorizimin.

Ujori

Mos e humbisni mundësinë që t'i tregoni partnerit/es atë që ndjeheni brenda, sepse ai/ajo do t'ju dëgjojë. Venusi mbart pasiguri në zemrën tuaj dhe një krizë e vogël nuk mund të përjashtohet. Beqarët mund të bien në dashuri me një person që do e njohin këto kohë. Ju do të hapni një situatë të veçantë financiare që do t'ju ndihmojë të planifikoni projektet tuaja të ardhshme.

Peshqit

Me Hënën që do të jetë në shenjën tuaj, ju do të keni disa përparësi dhe mund të merrni një vendim të rëndësishëm. Jini më aktivë për të shmangur lindjen e disa keqkuptimeve me partnerin/en. Beqarët do të duhet të i kushtojnë vëmendje takimeve të reja, një miqësi mund të evoluojnë në diçka më shumë. Situata juaj profesionale do të ndryshojë, do t'i besoni një detyre shumë të rëndësishme por të mundimshme./b.l/noa.al/