Transmetuar më 14-04-2018, 12:46
Publicitet

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dënon ashpër sulmin me armë kimike në qytetin e Doumës në Siri i cili mori jetën shumë njerëzve të pafajshëm, përfshirë edhe gra dhe fëmijë.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme dënon ashpër sulmin me armë kimike, në kohë ndaj përdorimit, për të disatën herë, të armëve kimike nga regjimi sirian, akt që përbën një krim të rëndë, shkelje të normave ndërkombëtare dhe si e tillë duhet të dënohet.

Nxitësit dhe autorët e akteve të tilla duhet të përballen me drejtësinë dhe të mbajnë përgjegjësi për këtë krim të tmerrshëm kundër njerëzimit.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme beson se një zgjidhje politike është ende e mundshme dhe mbështet çdo përpjekje për këtë qëllim, si mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit dhe vuajtjeve të popullit sirian dhe për të sjellë një paqe afatgjatë dhe të qëndrueshme në rajon dhe më gjerë./b.l/noa.al/

PD mbështet sulmet në Siri: Ndërhyrja ushtarake e aleatëve tanë, legjitime

Sulmi në Siri, Meta: Jemi në krah të aleatëve tanë, mbështesim ndërhyrjen ushtarake