Transmetuar më 14-04-2018, 11:50

Aktorët Robert Davi dhe Luke Goss do të vijnë për herë të parë sot (e shtunë) më 14 Prill në Cineplexx.

Aktorët e njohur të Hollywood do të promovojnë filmin e tyre ‘Your Move’, një film i zhanrit thriller me regji të Luke Goss.

Filmi do të nisë të shfaqet rregullisht në Cineplexx nga dita e diel, pas premierës së ditës së shtunë datë 14 Prill, e cila do të jetë e rezervuar për shtypin, personalitete të fushës dhe mbajtësit e kartës Cineplexx Black.

Kjo premiere është disi ndryshe nga eventet dhe premierat që Cineplexx ka organizuar deri më tani sepse do të jetë e organizuar në stilin e një ‘red carpet’ Hollywoodian.

Në hapësirën e rezervuar për shtypin, do të jetë i pranishëm edhe producenti Cedric Magnin dhe do të ketë hapësirë për intervista, autografë dhe fotografi.    

Një bio e shkurtër për aktorët dhe punët e tyre pak më poshtë.

LUKE GOSS IMDB

Aktor: Blade II; Tekken; One Night with the King

Regjisor: Your Move

Fitues i: Cmimi Character and Morality (Actor) në Entertainment Awards

U bë edhe më i njohur në francezen Death Race.

ROBERT DAVI

IMDB

Ka performuar në mbi 130 role. Njihet për rolet e tij si “bad boy” e gangster në filma si The Goonies, apo filmin e vitit 1989 të James Bond à Licence to Kill.

Aktor: Die Hard; Licence to Kill; The Expendables 3

Regjisor: The Dukes; Magic

Fitues i: Best Director (The Dukes) në Queens Film Festival

YOUR MOVE

"Your Move" tregon historinë e një njeriu që duhet të shkojë në masa ekstreme për të zbuluar se çfarë ka ndodhur me gruan dhe vajzën e rrëmbyer.

Zhanri: Triller

Kohëzgjatja: 96 minuta

AGENDA

Ora 18:00-19:00 -> interviste me media Ora 19:00-20:00 -> Foto, video, intervista, autografe me media dhe fansa

Ora 20:00 -> Shfaqja premiere e filmit në sallën 1

Ora 20:15 -> Shfaqje premiere 2

Ora 22:00 -> Kokteil në hollin e kinemasë me aktorët hollivudianë