Transmetuar më 14-04-2018, 11:12

Partia Demokratike ka mbështetur sulmin e SHBA-ve, Britanisë dhe Francës, që zhvilluan sot në Siri, kundër regjimit të presidentit Bashar Al Assad.

Përmes një reagimi të saj, PD thekson se vlerëson plotësisht legjitime ndërhyrjen e sotme ushtarake të aleatëve.

“Partia Demokratike mbështet vendosmërisht goditjen ushtarake të SHBA, Britanisë së Madhe dhe Francës kundër armëve kimike të regjimit kriminal në Siri.

Përdorimi i këtyre armëve kimike rikonfirmoi se regjimi i Asad-it është në gjendje të ndërmarrë veprimet më ç’njerëzore kundër popullsisë së pambrojtur, nëse nuk përballet me pasojat më të rënda.

Partia Demokratike e vlerëson si plotësisht legjitime ndërhyrjen e sotme ushtarake të aleateve tanë dhe shpreh mbështetjen e plotë dhe të vendosur për Presidentin Trump, Kryeministren May dhe Presidentin Macron, në aktet e ndërmarra për të ndëshkuar krimet monstruoze, për të mbrojtur popullsinë siriane nga sulmet me armë kimike dhe në perpjekjen për siguri dhe paqe në rajon dhe më gjerë”, thuhet në reagimin e PD. /b.l/noa.al/