Transmetuar më 14-04-2018, 09:10

Iniciativa në shëndetësi kundër programit të të shëndoshurit është inovative krahasuar me ato të ngjashme që tashmë janë të pranishme në vende të tjera. 

Objektivi, në të vërtetë, nuk është të reduktojë konsumin e pijeve me sheqer por të shtyjë prodhuesit, nëpërmjet levës fiskale, për të reduktuar përmbajtjen e tyre të sheqerit.

Kështu ajo që u tha dy vjet më parë, u realizua prej 6 prillit. Taksa e sheqerit, tatimi i pijeve me sheqer, hyri në fuqi në të gjithë Britaninë e Madhe.

Lëngjet natyrale të frutave, pije me bazë qumështi dhe prodhuesit e vegjël përjashtohen nga tatimi. Ndërkohë të ardhurat e planifikuara do të përdoren për financimin e sporteve në shkolla.

Por, pasi shoqata e prodhuesve të pijeve të buta e kishte përcaktuar tatimin “absurd”, në këto dy vite kompanitë janë përshtatur./b.l/noa.al/