Transmetuar më 13-04-2018, 23:39

Janë përcaktuar finalistët e kampionatit mes shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit në futboll.

“Hoxha Tahsin” dhe “Lasgush Poradeci” do të luajnë në finalen e madhe të kampionatit të minifutbollit.

Finalistët e parë ishin nxënësit e shkollës “Hoxha Tahsin”, që fitoi përballë “Mihal Gramenos”, kurse finalistët e dytë ata të shkollës “Lasgush Poradeci”, që mundi shkollën “Vasil Shanto”.

Qëllimi i këtij kampionati, ishte nxitja e të rinjtë në ushtrimin e sporteve të ndryshme si dhe në evidentimin e fëmijëve që mund të kenë talente në sporte specifike.

Një tjetër qëllim i këtij kampionati ishte dhe formimi i fëmijëve në aspektin fizik dhe mendor, si mjet për të luftuar sedentarizmin dhe për të shmangur çdo formë të shfaqjeve negative të kohës, obezitetin dhe zhvillimin e miqësive ndërmjet nxënësve duke u përfshirë në aktivitete sportive.