Transmetuar më 13-04-2018, 22:39

Një e moshuar ka përfunduar tragjikisht nën rrotat e një autobusi, teksa ishte duke ecur në rrugë.

Ajo po kalonte rrugën, kur shoferi nisi autobusin pa e parë gruan se po ecte fare pranë automjetit.

Më tragjikja vjen më pas kur mjeti i madh, pasi e përplas, e shkel me rrotën e përparme.

Në pamje duket se si e moshuara zvarritet disa metra deri sa autobusi ndalon.

Nuk dihe nëse e moshuara ka ndërruaj jetë, por nga pamjet vështirë se mund të pretendohet se ka shpëtuar. /k.k/noa.al/