Transmetuar më 13-04-2018, 19:53
Publicitet

Shumë persona janë mjaft të fiksuar pas ëmbëlsirave. Aq shumë sa nuk thonë asnjëherë jo, edhe pse mund të jenë të tejngopur.

Në një studim të fundit të kryer, një grup hulumtuesish nga universiteti i Exeterit kanë zbuluar se dëshira e shfrenuar për të ëmblat lidhet me një gjen të quajtur FGF21.

Por nëse ky gjen sjell dëshirë të shfrenuar tek disa persona për të ëmblat, ka edhe një lajm mjaft të mirë. Ai bën një balancë mes sheqernave dhe yndyrnave. Ajo që ky gjen bën është frenimi i dëshirës për konsumin e yndyrnave shkruan NOA.

Por, gjithsesi, ajo që duhet të kemi parasysh është se nuk duhet ta teprojmë me sheqernat. Vërtetë ky gjen frenon yndyrnat, por ama dëmi që sjell konsumi i lartë i sheqernave mund të jetë i pariparueshëm.

Kjo pasi sheqernat janë shkaktarë të sëmundjeve të rënda të zemrës apo diabetit./a.m./noa.al/