Transmetuar më 13-04-2018, 19:44

Një i ri është rrahur brutalisht nga disa policë, të cilët menduan se ai ishte autor i vjedhjes së një parfumi.

Ngjarja e rëndë, siç shihet edhe nga pamjet në fund të lajmit, ka ndodhur rreth një muaj më parë në qytetin Neuquen të Argjentinës, por filmimet janë publikuar pak ditë më parë.

Facundo Aguero, 22 vjeç, u ndoq pasi policia e kishte akuzuar gabimisht për vjedhjen e një shishe parfumi, edhe pse ai kishte faturën në xhep.

Dhuna barbare është filmuar nga kamerat e sigurisë në qeli, ndërsa policët janë shkarkuar nga detyra.

I riu kaloi arrest kardiak dhe u dërgua me urgjencë në spital. Mjekët thonë se gjendja e tij është shumë e rënduar. /k.k/noa.al/