Transmetuar më 13-04-2018, 14:25

Duke patur parasysh që kanë pak kalori, dhe shumë veti shëndetësore mos hiqni dorë prej tyre, por duhet të jenë të freskëta dhe të pjekura mirë.

Po flasim për qershitë e shijshme, për të cilat nuk dihet me saktësi se kur u përhap ky frut në mesdhe, por sigurisht që bëhet fjalë për rreth 3 mijë vjet më parë.

Të japin energji- Sipas disa studimeve të fundit, qershitë janë një ushqim i rëndësishëm për ata që bëjnë sport apo një jetë aktive. Avantazhet më të mira merren duke pirë lëngun e tyre dhe disa kokrra në mëngjes.

Mike të linjave- Qershitë të japin ndjesinë e ngopjes, e mbi të gjitha kanë pak kalori. Janë një vakti i mirë rifreskues për pasditet e nxehta të verës. Për më tepër, bishtat e qershisë të zjera me ujë, me pak kanellë dhe murriz krijojnë një çaj dezintoksikues, diuretik dhe qetësues, dhe shumë të nevojshme për të luftuar celulitin.

Luftojnë plakjen- Këto fruta të vogla dhe të parrezistueshme përmbajnë vitaminë A, C dhe ato të grupit B. Janë një burim i fortë oligoelementesh dhe mineralesh, mes të cilave, hekuri, kaliumi, magnezi. Të pasura me antioksidantë, të nevojshme për të neutralizuar radikalet e lira dhe të luftojë plakjen./b.l/noa.al/