Transmetuar më 13-04-2018, 13:18

Kush zgjohet shpejtë në mëngjes jeton më gjatë dhe sëmuret më pak. Është kjo ajo që ka treguar një studim amerikan i drejtuar nga Kristen Knutson, profesore e neurologjisë në Northwestern University dhe i publikuar në revistën shkencore “Chronobiology International”.

Rezultoi se personat e mësuar që të zgjohen herët në mëngjes jetojnë më gjatë dhe sëmuren më pak se personat që bien në shtrat vonë dhe zgjohen vonë.

Në studim u përfshinë 433 268 persona me moshë 38 deri në 73 vjeç.

Ekspertët e ndanë grupin në katër nëngrupe, sipas mënyrës që flinin.

Duke monitoruar shëndetin e pjesëmarrësve për gjashtë vite me radhë, ekspertët amerikan konkluduan se ata që rrinë deri natën vonë zgjuar, rrezikojnë me 10% nga vdekja e parakohshme.

Gjithashtu rrezikonin 30% më shumë që të vuanin nga diabeti dhe rrezikonin dyfish të prekeshin nga çrregullime psikologjike, shkruan noa.al.

Ndër të tjera rrezikonin 23% të prekeshin nga sëmundjet e frymëmarrjes dhe 22% nga çrregullimet gastrointestinale. /a.y/noa.al