Transmetuar më 13-04-2018, 13:11

Një burrë afrikano-jugor është akuzuar për tentativë vrasjeje pasi hodhi vajzën e tij 6-muajshe nga çatia e një kasolleje që policia kishte ardhur për ta prishur.

Kjo ndodhi në qytetin e Kwadwesi në Porth Elizabeth, në bregun lindor të Afrikës së Jugut. 38-vjeçari mori fëmijën dhe hipi në majë të banesës së tij për të protestuar kundër shkatërrimit të kasolleve.

Kur një prej policëve u ngjit sipër kasolles për të bindur burrin që të zbriste, ai e kapi nga kyçi i këmbës të bijën dhe e lëshoi duke e hedhur nga lartësia poshtë. 

Fotoja tregon policin që po nxiton për të ndaluar babain e çmendur, por ndërhyrja e tij ishte me vonesë. 

38-vjeçari, e ka fluturuar fëmijën në ajër, e cila për fat të mirë, është pritur dhe ruajtur nga dhjetra policë që ndodheshin poshtë.

Babai-agresor u arrestua me akuzën e vrasjes në tentativë, ndërsa vajza e vogël u kthye në krahët e nënës, por nën mbikëqyrjen e shërbimeve sociale./b.l/noa.al/