Transmetuar më 13-04-2018, 11:20

Ajo u nda nga jeta, por vijon ti dërgojë letra bashkëshortit të saj. Kate Granger, u nda nga jeta në moshën 34-vjeçare, për shkak se ishte prekur nga kanceri, duke lënë të ve të shoqin. Por edhe pas vdekjes, ajo gjeti mënyrën që ta bënte të ndihej sa më pak vetëm.

Gruaja angleze nga West Yorkshire, shkroi një sërë letrash dhe organizoi gjithçka në mënyrë që i shoqi Chris, të merrte një prej tyre në çdo ditëlindje.

Me rastin e ditëlindjes së tij të 40, Kate i kishte shkruar, “Të dashurit tim Humpty Dumprty për ditëlindjen e tij të 40. Të kanë rënë flokët? Të dua dhe do të të dua gjithmonë”.

Këto letra e kanë prekur thellësisht Chris, i cili thotë se vijon të ndjenjë një boshllëk të madh nga mungesa e të shoqes.

Deri në moshën 65-vjeçare Chris do të marrë çdo 11 prill nga një letër të tillë, pasi në periudhën kur ishte sëmurë, Kate i shkroi 27 letra.

Gruaja e ndjerë ishte mjeke dhe në vitin 2011 mësoi se ishte prekur nga një formë e rrallë kanceri. Në vitin 2016 ajo u nda nga jeta, por organizoi gjithçka dhe disa herë i kishte thënë se çfarë duhet të bënte për të gjetur letrat, shkruan noa.al.

Përveç letrave gjatë viteve të sëmundjes, gruaja krijoi edhe fushatën online #hellomynameis (përshëndetje, emri im është), një nismë me synim që mjekët të kujtohen të përshëndesin pacientët e sëmurë, të cilët shpesh nuk prezantohen.

Ideja i erdhi kur ishte e sëmurë dhe shpesh mjekët që e vizitonin, nuk prezantoheshin. /a.y/noa.al