Transmetuar më 13-04-2018, 10:34

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv dha sot vendimin për klubin e futbollit Skënderbeu, duke i rikthyer titullin kampion të vitit 2015 – 2016.

Në lidhje me këtë vendim reagoi edhe presidenti i Klubit, Ardjan Takaj.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, presidenti i Skënderbeu, ekskluzivisht deklaroi:

“Ishte një fitore me gjak. Si mund ta falnim atë titull ku kemi luftuar deri në javën e fundit dhe kemi derdhur shumë djersë?!.

Ne akuzoheshim për ndeshje të fituara?! A ka sens kjo? Tani presim drejtësi edhe në çështjen e dënimit nga UEFA.

 Ka pasur një sulm frontal kundër nesh, edhe nga kundërshtarët tanë në Shqipëri. Jemi të bindur për pafajësinë tonë”, tha Takaj./m.sh/noa.al/