Transmetuar më 13-04-2018, 10:22

Hidhet sot në Nion të Zvicrës shorti për fazën gjysmëfinale të Champions League.

Fillimisht është vendosur që goglat të hidhën për fazën gjysmëfinale të Ligës së Evropës.

4 skuadrat e kualifikuara, At.Madrid, Arsenal, Marseille dhe Salzburg do përplasern mes tyre në këtë fazë për të siguruar një biletë drejt finales.

Ndërsa duke nisur nga ora 13:00, 4 skuadrat Reali i Madridit, Bayern Munchen, Roma dhe Liverpool do njohin kundërshtarin e radhës.

Ekipi që do të dalë i pari nga goglat do ta luajë ndeshjen e parë në shtëpi.

Andry Shevchenko, ambasador i UEFA-s, do asistojë në përzgjedhjen e goglave, ndërsa në “Europa League” do të jetë, Eric Abidal./m.sh/noa.al/