Transmetuar më 13-04-2018, 10:12
Publicitet

Një lajm i rëndësishëm ka mbërritur sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv për klubin e futbollit Skënderbeu.

Ka qenë vetë klubi që përmes një reagimi në rrjetet sociale konfirmon se kjo gjykata ka rikthyer titullin kampion të vitit 2015 - 2016.

"FITORE! CAS ka pranuar kërkesën e KF Skënderbeu për të kthyer titullin e sezonit 2015-16 të hequr nga komisioni i etikës!

Tē Duam Skënderbe!", shkruan klubi.

Kujtojmë që një vit më parë ishte Komisioni i Etikës në Federatën Shqiptare të Futbollit ai që hoqi titullin ndaj Skënderbeut, ndërsa klubi e dërgoi çështjen e KAS.

Skënderbeu pritet të çojë edhe një ngjarje tjetër të madhe në gjykatën e Arbitrazhit, atë që lidhet me dënimin nga UEFA me 10 vite përjashtim nga kupat e Evropës për trukim ndeshjesh./m.sh/noa.al/