Transmetuar më 13-04-2018, 09:37

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua këtë të enjte ceremonia e ndarjes së çmimeve kombëtare shkencore për vitin 2017.

Çmimin e parë në kategorinë “Studiuesi i ri më i suksesshëm” e fitoi albanologu i njohur rus, pedagogu i Universitetit të Shën Petërburgut Alexander Novik për monografinë e tij “Ekspedita në brigjet e Azovit: gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës”.

Stafi i ambasadës e uron me zotin Novik dhe bashkautorët e tij për këtë vlerësim të lartë të punës kolosale që kanë kryer në fushën e studimeve albanologjike.

Falë kontributit të jashtëzakonshëm të zotit Novik, i cili është specialist i mirënjohur për gjuhën shqipe dhe kulturën e shqiptarëve, Rusia dhe Shën Petërburgu në veçanti quhet me të drejtë një nga qendrat kryesore të albanologjisë.