Transmetuar më 13-04-2018, 08:39
Publicitet

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën duke dhënë një lajm të mirë për sezonin veror.

Bëhet fjalë për qytetin e Vlorës, ku nëpërmjet një video të publikuar në Facebook, Rama zbulon pse bëhet fjalë.

“Mirëmëngjes dhe me këto pamje të impiantit modern të përpunimit të ujërave të zeza në Vlorë, që vihet në punë përpara nisjes së këtij sezoni turistik, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në videon më poshtë gjeni pamje nga impianti i përpunimit të ujërave të zeza. /a.y/noa.al