Transmetuar më 13-04-2018, 07:58
Publicitet

Detergjentët për larjen e rrobave kërkojnë një shumë të konsiderueshme parash, për pastrim, sipas ngjyrave dhe për zbutës.

Por ekziston një hile e cila ka të bëjë me uthullën e mollës dhe që ua lehtëson procesin e larjes.

Nëse hidhni rreth gjysmë gote uthull molle në lavatriçe, do të garantoni zbardhjen e rrobave, zhdukjen e njollave dhe heqjen e qimeve të kafshëve.

Jo vetëm kaq, por uthulla, i bën rrobat më të buta, duke lehtësuar edhe procesin e hekurosjes.

Por një veti e paparë e uthullës së mollës është se ndihmon në ruajtjen e ngjyrave.

Po ashtu edhe pëlhurat delikate mund ti lani me uthull molle, veç jo me proces të gjatë. /a.y/noa.al