Transmetuar më 12-04-2018, 20:12

Një histori e padëgjuar më parë raportohet të ketë ndodhur në Kinë. Zhvillimi i mjekësisë ka shkuar deri aty sa një foshnjë ka lindur katër vite pasi i kanë vdekur prindërit.

Duket e pabesueshme? Në fakt nuk është aspak e pabesueshme pasi sot mjekësia ofron mundësinë e fertilizimit in vitro dhe embrionet e çiftit të vdekur ishin ruajtur shkruan “The Guardian”.

Por deri në lindjen e fëmijës, një djalë i shëndetshëm, gjyshërit e çiftit të vdekur kanë bërë betejë të gjatë ligjore, derisa gjykata vendosi të pranojë kërkesën e tyre për transferimin e embrioneve.

Prindërit e fëmijës vdiqën në një aksident në Mars të vitit 2013. Ata kishin planifikuar fertilizim in vitro dhe embrionet e tyre ishin ruajtur pesë ditë para se të aksidentoheshin me makinë për vdekje.

Embrionet u ruajtën në një temperaturë minus 196 gradë celsius për disa vite në një klinikë. Kur gjyshërit fituan betejën në drejtësi, një nën surrogate nga Laosi solli në jetë djalin e çiftit të ndjerë./a.m./noa.al/