Transmetuar më 12-04-2018, 13:16

Një rrezik i tmerrshëm, potencialisht vdekjeprurës, ishte fshehur në një shtëpi, kryesisht në dhomën e mbushur me lodra të dy vajzave të vogla.

Zbulimi tronditës është regjistruar në Australi, ku një gjarpër i zi helmues kishte vendosur të fshihej mes lodrave.

Për fat të mirë, fëmijët nuk ishin në shtëpi në kohën e zbulimit të gjarprit, duke shmangur në këtë mënyrë ndonjë tragjedi të mundshme.

Ka qenë i ati i vajzave ai i cili ka vërejtur gjarprin e fshehur mes lodrave dhe fisllimisht ka mbyllur derën duke vendosur edhe një peshqir në fund të saj për ta mbajtur gjarprin deri sa atje shkoi një ekspert për të hequr zvarranikun.

Vështirë të thuash se sa kohë kishte qenë në shtëpi apo dhomë gjarpri, por e rëndësishme është që gjithçka u zbulua në kohë. /b.l/noa.al/