Transmetuar më 12-04-2018, 13:11

Këngëtarja pakistaneze Samina Sammo, e njohur në botën e spektaklit lokal si Samina Sindhu, ishte ftuar të performonte gjatë një feste në distriktin e Larnaka, në provincën e Sindh.

Këngëtarja 24-vjeçare, e cila ishte gjashtë muajsh shtatzënë, u vra me të shtëna pistolete këtë të mërkurë nga pronari i lokalit, për shkak se nuk pranoi të ngriihej në këmbë gjatë ceremonisë së synetllëkut të një djali të vogël.

Me sa duket, nën efektin e drogës dhe alkoolit, Tarique Ahmad, i kërkoi disa herë këngëtares që të ngrihej në këmbë, por pas refuzimit të radhës së saj, nxori armën dhe e shkrepi disa herë.

Samina u dërgua me urgjencë në spital, por pavarësisht ndihmës së marrë ndërroi jetë.

Sakaq i dyshuari u vu në prangat e policisë pak pas ngjarjes, shkruan noa.al.

Bashkëshorti i këngëtares së ndjerë i cili bëri denoncimin në polici, sqaroi se e shoqja kishte pranuar të këndonte, por për shkak se mjeku i kishte këshilluar të mos sforcohej prej shtatzënisë së komplikuar, kishte vendosur të qëndronte ulur.

Për këtë arsye Ahmad akuzohet për vrasje të dyfishtë, ndaj gruas dhe foshnjës. /a.y/noa.al