Transmetuar më 12-04-2018, 12:51

N’na Fanta Camara, një grua nga Guinea u shpall fajtore për mashtrim me figurën e mjekut duke i dhënë grave sterile substanca të dëmshme me pretendimin se do të mbeteshin shtatzënë dhe duke vënë në rrezik jetët e tyre. Ajo u urdhërua gjithashtu t’i paguajë viktimave të saj edhe 165.000 dollarë.

"Kuruesja" thuhet të ketë mashtruar më shumë se 700 gra, duke u zhvatur shuma të mëdha parash për trajtimet e saj. 

“Ajo na jepte disa përzierje barërash dhe gjethesh të cilat na bënin të villnim dhe na siguronte se kjo do të na bënte mirë. Në një vizitë të dytë, pas vazhdimit të kurës së dhënë prej saj stomaku niste të fryhej pak. 

Pas ca kohësh ne vizitoheshim sërish dhe ajo na ‘ekzaminonte’ vetëm duke na prekur barkun dhe deklaronte se ishim shtatzanë. Gjithsesi na jepte një porosi strikte: të mos shkonim në spital. Ne e kishim të rregullt ciklin menstrual gjatë kësaj periudhe”, tha njëra prej grave të mashtruara nga Camara.

Nga ana e saj Camara mbrojti veten duke thënë: “Unë punoj shumë të bëj që gratë të realizojnë ëndrrën e tyre, por pjesa tjetër është në dorë të Zotit”.

Avokati i viktimave, Seny Kamano, tha se Camara ka marrë maksimumin e dënimit, por shtoi se shuma që duhet të paguante ishte e pamjaftueshme për 700 gra të dëmtuara nga mashtruesja./b.l/noa.al/