Transmetuar më 12-04-2018, 12:41
Publicitet

Kombëtarja shqiptare e futbollit fiton 2 vende në renditjen e FIFA-s.

Ndonëse në ndeshjen e fundit Shqipëria u mposht në “Elbasan Arena” në miqësoren ndaj Norvegjisë, me rezultatin minimal 0-1, kombëtarja renditet në vendin e 56.

Ndërsa sa i përket Kosovës, ka njohur një rritje me hapa "galopante" duke u renditur në vendin e 152-të.

Kjo edhe për shkak të dy fitoreve në miqësoret e muajit mars, 1-0 ndaj Mozambikut dhe 2-0 ndaj Burkina Fasos.

Renditja kryesohet nga Gjermania me 1533 pikë, ndjekur nga Brazili me 1384 pikë.

Belgjika është ngjitur në vendin e fundit të podiumit, duke zbritur prej andej Portugalinë, ndërsa në vendin e pestë ka rënë edhe Argjentina./m.sh/noa.al/