Transmetuar më 12-04-2018, 11:33

Me miliarda përdorues, gjiganti Facebook është ndër kompanitë më me ndikim në botë! Por si me çdo gjë tjetër të fuqishme, ju duhet të keni kujdes si e përdorni. Ka disa informacione të caktuara të cilat ndoshta nuk është mirë t’i ndani me tjerët në internet.

Vlen të përmendet se skandali i fundit ‘Cambrige Analytica’ ka shkaktuar që shumë njerëz ta vënë në pyetje rolin që Facebook e luan në jetët e tyre. Të shqetësuar për privatësinë e tyre, disa madje edhe i kanë fshirë krejtësisht llogaritë e tyre në këtë rrjet social.

Por, nëse nuk dëshironi ta fshini rrjetin social, atëherë mund ta mbroni privatësinë tuaj duke i fshirë këto gjëra:

Ditëlindja- është pjesë e një enigme të rëndësishme që gjithashtu përfshin emrin dhe adresën, e përmes së cilave njerëzit mund të kenë shumë lehtë qasje në llogarinë tuaj bankare dhe detajet e tjera personale.

Numri i telefonit- Gjëja më e keqe që mund t’ju ndodhë? Epo, mund t’ju thërrasin njerëzit tërë kohën dhe t’ju pengojnë.

Fotografitë e fëmijëve- Victoria Nash, drejtoreshë e Institutit të Internetit në Oxford, sipas telegrafit, ka bërë një pyetje shumë të mirë rreth kësaj çështje: “Çfarë lloj informacioni do të dëshironin fëmijët tanë të shihnin për veten në internet pas disa viteve?” Gjeneratat e mëhershme nuk janë brengosur për këtë, por tani është koha t’i kushtoni më shumë rëndësi privatësisë së bebes apo fëmijës.

Mos tregoni kur jeni duke shkuar me pushime apo ku- Sipas sajteve të ndryshme, vjedhjet më të mëdha ndodhin kur njerëzit janë në pushime, prandaj nuk rekomandohet që t’i leni në dijeni hajnat se kur ju nuk jeni aty.