Transmetuar më 12-04-2018, 10:50

Ditën e djeshme Juventus u eliminua nga çerekfinalet e Champions Ligës edhe pse fitoi një ndeshje të madhe në "Santiago Bernabeu" ndaj Realit të Madridit.

Një penallti e shoqëruar me polemika, e kthyer në gol nga Kristjano Ronaldo në minutën e 98 i dha kualifikimin madrilenëve.

Por për ish-portierin legjendar të Paraguait, Hoze Luis Shilavert, penalltia e dhënë në favor të Realit është një turp për botën e futbollit.

“Mafia e futbollit dënoi me eliminim Juventusin. Mafia e futbollit ‘vrau’ Juventusin dhe sërish u ofrua padrejtësia e radhës. Ky ishte një turp i madh, një skandal i pashpjegueshëm”, shkruan Shilavert.

Nëe ndeshjen tjetër të mbrëmjes së djeshme Bajerni i Mynihut barazio pa gola në fushën e vet ndaj Sevijës, por preu biletën për në gjysmëfinale pas fitores 1- 2 në Spanjë./m.sh/noa.al/