Transmetuar më 11-04-2018, 20:05

Do të luhen sonte dy ndeshjet çerekfinale të Uefa Champions League. Kampionët në fuqi të Europës, Reali i Madridit, do të presë në “Santiago Bernabeu” Juventusin.

Madrilenët shkojnë të qetë në këtë takim, pas fitores 3-0 në fushën kundërshtare. Por një natë më parë Roma tregoi se asgjë nuk është e pamundur.

Dy trajnerët respektojnë garën, edhe pse “Los Blankos” janë me një këmbë në gjysmë finale.

Juventus nuk ka çfarë të humbasë dhe do të kërkojë që të gjejë golin e parë sa më shpejt, duke përfituar edhe nga mungesa e Sergio Ramos.

Në ndeshjen tjetër, Bajerni i Mynihut pret Sevijën në një takim thuajse të mbyllur për shkak të rezultatit të parë.

Gjigantët e Gjermanisë kanë shënuar dy gola në fushë kundërshtare dhe kanë pësuar vetëm 1.

Gjithsesi, spanjollët kanë treguar se dinë të surprizojnë. /k.k/noa.al/