Transmetuar më 11-04-2018, 19:58

Në videon e mëposhtme shfaqen momentet kur ariu kundërpërgjigjet ndaj ngacmimeve të turistëve. Ngjarja është filmuar në Rusi, ku disa turistë po shëtisnin me motorë.

Ata po ndiqnin një ari në dëborë. Papritur kafsha bëhet agresive ndaj ngacmimeve.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona të dëmtuar, pasi duket se ariu thjesht dha një ‘paralajmërim’ ndaj provokimeve.

Turistët janë kritikuar pas përhapjes së videos, pasi arinjtë janë miqësorë. Ata reagojnë vetëm ndaj ngacmimeve./a.m./noa.al/