Transmetuar më 11-04-2018, 18:41
Publicitet

Këshilli i Ministrave ka emëruar sot drejtorin e Teatrit Kombëtar, duke ia besuar këtë institucion sërish Hervin Çulit.

Aktori, prej vitesh drejton këtë institucion të rëndësishëm kulturor në vend.

Kohët e fundit, Teatri Kombëtar ka marrë vëmendje si asnjëherë më parë për shkak të një projekti të ri që parashikon prishjen e tij.

Por aktorët janë kategorikisht kundër kësaj ideje, dhe kërkojnë që Teatri të rikonstruktohet dhe godina të jetë aty ku ndodhet aktualisht.

Gjithsesi është prezantuar një projekt i ri, po mbetet për tu parë se cili do të jetë fati i Teatrit ekzistues. /k.k/noa.al/