Transmetuar më 11-04-2018, 16:53

Në verë bëhet akoma më e rëndësishme të kujdesesh për lëkurën, pasi rrezet e diellit nuk të falin dhe mund të shkaktojnë mjaft dëme.

Të gjithë e dimë sa e rëndësishme është të vendosësh krem mbrojtës, por shumë pak janë në dijeni të faktit se ka disa ushqime që ju japin mbrojtje disi më shumë.

Tashmë është e provuar që ushqimi është në bazë të një jete të shëndetshme dhe kur është e shëndetshme dhe e ekuilibruar ndihmon në parandalimin e sëmundjeve dhe shqetësimeve të ndryshme. Mes këtyre është dhe lëkura.

Ja kush janë ushqimet që duhet të hani për të mbrojtur lëkurën nga dielli.

Boronicat- Antioksidantët mund të ndihmojnë në përthithjen e radikaleve të lira që veprojnë menjëherë në qelizat e lëkurës dhe ADN, duke shkaktuar plakje të lëkurës dhe melanomë. Marrja e sasisë së njëjtë të antioksidantëve ndihmon në parandalimin e këtyre problemeve.

Veza- Vitamina D është një aleat i mirë për të forcuar kockat dhe sistemin imunitar dhe ajo gjendet më së miri tek veza. Burime të tjera të kësaj lënde ushqyese janë peshku yndyror, produktet e qumështit dhe të mëlçisë së viçit.

Domatet- Falë sasisë së madhe të likopeneve, domatet tregojnë se janë një aleat i mirë në luftën kundër rrezeve ultraviolet të diellit dhe dëmeve që mund të shkaktojnë në lëkurë.

Frutat e thata- Siç duket, furtat e thata dhe farat kanë nivel të lartë të vitaminës E, që ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmet e shkaktuara nga dielli, falë edhe vetive antioksidante dhe radikaleve të lira. Momenti më i mirë për të ngrënë është në mëngjes./b.l/noa.al/