Transmetuar më 11-04-2018, 16:47

Ambasada amerikane ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata që duan të ndjekin programet e studimit Fulbright dhe Humphrey.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Facebook, ambasada bën me dije se sot do të hapen aplikimet.

Në njoftimin e saj, ajo thekson se të interesuarit për të bërë këto aplikime do të kenë në dispozicion vetëm një orë kohë.

"Nëse po mendoni të aplikoni për programet Fulbright ose Humphrey, bashkohhuni me ne sot sot, nga ora 18:00-19:00 në Këndin Amerikan në Tiranë për të mësuar më shumë mbi procesin e aplikimit.

Për më shumë informacion në lidhje më këto programe, ju mund të lexoni edhe në faqen tonë", thuhet në faqen e ambasadës./b.l/noa.al/