Transmetuar më 11-04-2018, 16:09
Publicitet

Skuadra e Liverpulit ka kaluar në gjysmë finalet e Champions League, pasi mundi në të dy takimet ekipin e Manchester Cityt.

Por ndryshe nga sa u pa në fushë, ku dominoi loja e bukur dhe spektakli, në shkallët e stadiumit u regjistrua një incident.

Në një prej golave të shënuar nga skuadra e Klop, një tifoz i Liverpulit ishte ulur në mesin e spektatorëve që mbështesnin Manchester Cityn.

Por, mesa duket ai e harroi për një moment vendin se ku ndodhej dhe iu gëzua golit.

Kaq mjaftoi që disa tifozë të Cityt të suleshin ndaj tij duke e goditur me shqelma e grushte për veprimin e bërë. /k.k/noa.al/