Transmetuar më 11-04-2018, 12:11
Publicitet

Ngritën policinë në këmbë duke inskenuar grabitje, por pa e ditur se do përfundonin vetë në polici.

Dy vajza adoleshente po procedohen penalisht në gjendje të lirë, për shkak se inskenuan një grabitje, ku mbeti e plagosur me thikë njëra prej tyre.

Burime nga policia i thanë Noa.al, se gjithçka ka qenë e inskenuar për një motiv që lë pa fjalë.

Vajzat kanë inskenuar grabitjen, për shkak se ishin vonuar për t’u kthyer në shtëpi, teksa kishin dalë me shoqërinë.

Nga frika se mos u bërtisnin prindërit, ato kanë vënë në punë fantazinë, madje kanë siguruar një thikë, ku njëra vajzë ka plagosur lehtësisht tjetrën.

Policia tha zyrtarisht se D.N., 17 vjeçe, banuese në Tiranë dhe A.M., 17 vjeçe, banuese në Tiranë dje në mbrëmje rreth orës 23:50, në rrugën “Tefta Tashko” për motive të dobëta, kanë bërë kallëzim të rremë, me pretendimin se kanë tentuar t’i vjedhin duke u vetëdëmtuar në pjesët e ndryshme të trupit, ku për pasojë shtetësja A.M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në ngarkim të tyre materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale. “Kallëzimi i rremë”. /a.ymeraj/noa.al

Adoleshentet inskenojnë grabitjen, por e pësojnë keq

Sulmohet një vajzë në Tiranë, plagoset me thikë