Transmetuar më 11-04-2018, 11:33
Publicitet

E ardhmja e Iscos është gjithnjë e më larg Spanjës.

Mesfushori i kombëtares spanjolle po kërkon me ngulm largimin nga Reali i Madridit, pasi dëshira e tij është një dhe e vetme t’i bashkohet Pep Guardiolës te Manchester City.

Sipas mediave spanjolle, Citiziens janë në avantazh për lojtarin pasi edhe pse ka shumë oferta në drejtim të tij, Isco as që i merr në konsideratë, klube të tilla si Juventusi, Arsenali dhe Chelsea, pasi nëse vendos të largohet nga Los Blancos ai do ta bëjë vetëm për Manchester City-in.

Florentino Perez për ta lënë të lirë Iscon kërkon 80 milionë euro, ndërkohë që Manchester City për momentin ofron vetëm 45 milionë plus bonuset.

Megjithatë dy klubet janë ende në negociata dhe mund të gjejnë gjuhën e përbashkët./b.l/noa.al/