Transmetuar më 11-04-2018, 11:13

Dy vajza janë proceduar në gjendje të lirë nga policia e Tiranës pasi akuzohen se kanë bërë kallëzim të rremë.

Sipas forcave blu dy adoleshentet nga Tirana kanë pretenduar sikur janë grabitur duke u vetëdëmtuar, madje njëra prej tyre ka përfunduar në spital.

"D.N., 17 vjeçe, banuese në Tiranë dhe A.M., 17 vjeçe, banuese në Tiranë dje në mbrëmje rreth orës 23:50, në rrugën " Tefta Tashko" për motive të dobëta, kanë bërë kallzim të rremë , me pretendimin se kanë tentuar t’i vjedhin duke u vetëdëmtuar në pjesët e ndryshme të trupit, ku për pasojë shtetësja A.M., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Materialet Proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për vepren penale të ‘’ Kallzimit të Rreme ‘’ parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal në ngarkim të shtetseve të mësiperme. /m.sh/noa.al/