Transmetuar më 11-04-2018, 10:54

Në tryezën për prezantimin e raportit ekonomik rajonal, Banka Botërore lëshoi sërish akuza ndaj qeverisë shqiptare për Partneritetet Publike Private.

Sipas përfqësueses së BB-së se jo të gjitha PPP-të rezultuan të suksesshme dhe duhet trasparencë.

Por ajo foli edhe në lidhje me aplikimin e tarifës së kalimit në rrugën e Kombit.

Sipas Bankës Botëreore pagesat janë të nevojshme, por duhet të merren parasysh banorët e zonës për lehtësira.

“Duhet të fuqizohet mënyra si vlerësohen PPP. Ministria e Financave të luajë rol me rëndësi për të menaxhuar PPP.

Pagesa në rrugën e Kombit është e nevojshme, por duhet të merren parasysh nevojat e banorëve të zonës”- tha përfaqësuesja e Bankës Botërore gjatë konferencës në mbajtur Tiranë./m.sh/noa.al/