Transmetuar më 11-04-2018, 10:09

Hëngri specin djegës më pikant në botë, “Carolina Reaper” dhe përfundoi në spital me dhimbje të fuqishme koke.

Protagonist i kësaj ngjarje, është një amerikan 34-veçar, të cilit mjekët e Bassett Medical Center e diagnostikuan me dhimbje të fuqishme koke dhe dëmtime cerebrale, për shkak të konsumit të specit djegës.

Rasti i pazakontë përfundoi në ‘Bmj Case Reports’, një revistë amerikane, e cila ilustron një sërë lidhjesh me sëmundje anormale.

Dhimbjet që ndjente i riu ishin të lidhura pikërisht me konsumin e specit “Carolina Reaper”.

Menjëherë 34-vjeçari, nisi të villte, më pas ndjeu dhimbje të forta në qafë dhe dhimbje të fuqishme koke, të cilat zgjasnin disa sekonda edhe në ditët në vijim.

Për shkak se krizat nuk pushonin ai u dërgua në spital, ku iu nënshtrua analizave për sëmundjet neurologjike. Rezultoi se speci djegës kishte shkaktuar dëmtimin e disa arterieve në tru, shkruan noa.al.

Një simptomë e tillë, mund të shkaktohet nga disa ilaçe apo droga të ndryshme. Por ky është rasti i parë i lidhur me konsumin e specit thonë autorët, duke nënvizuar se shkakton dëmtime serioze edhe në zemër. /a.y/noa.al